EMRI/ Ja te lokali kujt u gjet eksplozivi, ekspertë nga Tirana në...

EMRI/ Ja te lokali kujt u gjet eksplozivi, ekspertë nga Tirana në Elbasan

79
0
Shares
Foto ilustruese

Një pako e dyshimtë pranë një lokali në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan ka alarmuar banorët dhe Policinë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e lokalit, i cili është në pronësi të personit me emrin Nik Braka.
Mësohet se te shkallët e tij është hedhur një pako që dyshohet se është me lëndë eksplozive.
Policia në vendngjarje ka bërë evakuimin e personave dhe të mjeteve në zonën ku ka panik dhe frikë për ndonjë shpërthim të mundshëm.
Mësohet ndërkohë se janë njoftuar edhe ekspertët antieksploziv nga Tirana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY