DETAJE/ Kutia me erë të keqe, si u zbulua ish-polici pas sherrit...

DETAJE/ Kutia me erë të keqe, si u zbulua ish-polici pas sherrit për 20 kile drogë

66
0
Shares

Një ish-efektiv i policisë dërgohet në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë. Pak ditë më parë, organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë dosjen penale ndaj të pandehurit Emiljan Prenga.
Ai akuzohet se ka kryer veprën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në një rast ku është implikuar në shitjen e një sasie droge.
Ish-polici Emiljan Prenga është arrestuar në nëntor 2016, pas një kallëzimi të bërë ndaj tij nga shtetasi me iniciale K. P.
Ai ka thënë se një vit më parë ishte njohur me punonjësin e policisë me detyrë agjent i Sektorit Operacional në DVP Tiranë, Emiljan Prenga.
Pas njohjes me të, kallëzuesi ka biseduar me policin dhe i ka treguar se ka qenë në burg në Itali për vjedhje dhe histori të tjera nga jeta e tij. Qytetari i ka thënë policit se do të kthehej prapë në Itali, ndërsa sipas Prokurorisë, Emiljan Prenga i ka kërkuar e propozuar që “të gjente persona të interesuar për të blerë drogë kanabis sativa”.
Në muajin gusht 2016, kallëzuesi ka shkuar në Romë dhe aty është takuar edhe me të njohurin e tij, me iniciale A. N., i cili i ka thënë nëse njihte ndonjë person në Shqipëri që t’i siguronte deri 50 kg hashash. Droga duhej të dërgohej te një shoku i tij në Durrës, ndërsa paratë do të jepeshin pas mbërritjes së kanabisit në Itali.
Kallëzuesi e ka diskutuar këtë gjë me policin Emiljan Prenga, i cili ka rënë dakord që të çonte në Durrës te personi i përcaktuar lëndën narkotike. Polici disa kohë më pas e ka lajmëruar se kishte çuar në Durrës te personi që duhej një sasi prej 30 kilogramë kanabis.
“Por personi kishte mbajtur vetëm 20 kg, sepse 10 kile nuk kishin qenë cilësi e mirë. Çmimi me të cilin Emiljano e kishte siguruar hashashin kishte qenë 550 euro/kg, sepse ishte dora e parë e hashashit të Krujës. Këtë 20 kg hashash personi në Durrës ia kishte dhënë një shoferi që ta çonte në Bari të Italisë, por ky i fundit nuk e kishte nisur mallin për Itali, duke i gënjyer disa herë. Për këtë shkak, Emiljano kishte shkuar dhe e kishte rrahur shoferin e kishte marrë mbrapsht edhe 20 kg e hashashit, të cilat, ashtu siç i kishte ambalazhuar në një kuti të mbyllur, i kishte çuar në shtëpinë e kallëzuesit, ku jetonte bashkëjetuesja e tij, shtetasja A. A.”, bën me dije Prokuroria.
Sipas saj, bashkëjetuesja ka marrë në telefon kallëzuesin, duke i shpjeguar se Emiljano kishte sjellë në shtëpi një kuti që binte erë të keqe. I dëmtuari është kthyer në Shqipëri dhe pasi është takuar me Emiljan Prengën, ky i fundit ka kërkuar 11 mijë euro, aq sa ishte blerë droga.
“Kallëzuesi i është përgjigjur se nuk kishte punë me këtë problem, por Emiljano sipas tij e ka kërcënuar duke i dhënë afat një muaj për të shitur 20 kg e hashashit”, thekson Prokuroria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY