Ish-deputeti i PD-së, këshillon Bashën: Ja cfarë duhet bërë me deputetët e...

Ish-deputeti i PD-së, këshillon Bashën: Ja cfarë duhet bërë me deputetët e 2013!

67
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku tha në “Opinion” të “Neës24”, tha se marrëveshja duhet të garantojë të gjitha forcat politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, se vullneti i votuesve nuk do të deformohet. Sipas pedagogut Mark Marku, me arritjen e marrëveshjes Rama-Basha “u shmang rreziku i një krizë që nuk dihet si do përfundonte”.

Në vijim Marku theksoi se nëse votuesve u paraqitet një listë kandidatësh e ngjashme me atë të 4 viteve më parë, të cilën ata e rrëzuan me votë, mund të ndodhë që elektorati të zhgënjehet.

“Marrëveshja është gjë pozitive, dhe pritej nga të gjithë. Kjo marrëveshje duhet të jetë garant për të gjitha partitë në vend, se nuk do deformohet vullneti i votuesve. Mendoj se u shmang rreziku i një krizë që nuk dihet si do përfundonte.

PD duhet të shkojë e përgatitur në këto zgjedhje. Kreu i PD dhe gjithë demokratët duhet të reflektojnë, dhe të dinë se çfarë mendon opinioni publik dhe elektorati. Përtej aksionit politik, dhe çadrës, që besoj se i ka rritur kredibilitetin PD-së, mendoj se duhet të vendosë se me çfarë alternative të re do të paraqitet në këto zgjedhje. Duhet të reflektojë përgjegjësinë për pushtetin e para 4 viteve. Me përjashtim të një ndryshimi jo shumë të ndjeshëm, në PD janë të gjithë emrat që kanë humbur zgjedhjet para 4 viteve. Nëse kjo listë do t’i paraqitet votuesve, mendoj se do ishte zhgënjyese. Nëse para 4 vitesh votuesit e kanë rrëzuar këtë listë, nuk do kishte arsye t’i rivotonte. Për këtë arsye them se duhet të ketë ndryshime. Ndaj them se Basha është në vështirësi, pasi duhet të ruajë disa emra, por edhe të sjellë risi. Nga ana tjetër duhet të ruajë ekuilibrat me aleatët”, u shpreh Marku.

Teksa ka komentuar ministrat teknikë të propozuar nga PD dhe të konfirmuar nga kryeministri Rama, pedagogu Mark Marku thotë se duhet të ishin emra më garantues.

“Unë pothuajse nuk njoh asnjërin prej ministrave teknikë të zgjedhur. Besoj se janë persona të përkushtuar në profesionin e vet. Nuk mendoj se mund të gjykohen nisur nga fakti se nuk i njohim. Mendoj se një person që ka ambicie dhe nuk do pranonte të shkonte për një muaj, do kishte të drejtë. Mendoj se ky veprim është një mision shumë të rëndësishëm, pasi duhet të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Mendoj se duhet të ishin persona më garantues, në sensin publik. Nuk them se nuk janë, por mendoj se duhet të ishin figura më publike. Funksioni i tyre duhet përkufizuar, pasi nuk është bërë deri më tani. Nëse dështojnë në misionin për të cilin janë emëruar, do të dështojnë edhe PS dhe PD”, tha Mark Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY