NDRYSHIMI/Asnjë lek për televizionet nga partitë gjatë fushatës

NDRYSHIMI/Asnjë lek për televizionet nga partitë gjatë fushatës

50
0
Shares

Dy partitë më të mëdha politike kanë vendosur sot të heqin reklamat politike me pagesë përgjatë fushatës zgjedhore në televizione. Në një ndryshim në kodin zgjedhor është vendosur që televizionet private duhet të transmetojnë 90 minuta falas reklame politik për dy partitë më të mëdha parlamentare, 45 minuta për partitë politike më të vogla parlamentare si dhe 10 minuta për partitë e tjera që garojnë në zgjedhje.

Më këtë ndryshim synohet të zbehet roli i qeverisë në fushatën zgjedhore duke patur parasysh se partitë në pushtet kanë më shumë mundësi të paguajnë. Këto ndryshime do të ndiqen ndërkaq edhe me penalitete të mëdha për ata që nuk i respektojnë ato me gjoba të mëdha që kapërcejnë shumë 4 milionë lekë të reja.

Televizionet private do të rimbursohen në formën e shpenzimeve të zbritshme, paratë e llogaritura si mungesë të ardhurash për këtë shkak.Por fillimisht ato humbasin miliona euro te sigurta. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY