Djegia në zyrat e ALUIZNI në Durrës, reagon drejtori

Djegia në zyrat e ALUIZNI në Durrës, reagon drejtori

98
0
Shares

Flamur Gjuzi, drejtori i ALUIZNI-t në Durrës ka komentuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për gazin lotsjellës të përhapur në godinën e institucionit që drejton duke i hedhur poshtë ato.

I pyetur nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, Gjuzi thotë ndër të tjera se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga ky post.

“Jam në zyrë me të gjithë punëtorët e mi. Është e vërtetë që është ndjerë një erë nga jashtë. Era ishte rëndë dhe lajmërova policinë. Ndërkohë që i kërkova stafit të dalim jashtë për faktin se zyrat janë të vogla e të ngushta dhe godina e amortizuar. Nuk pasi asnjë lloj shqetësimi as për stafin”,- sqaroi ai për BalkanËeb.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Në vijim edhe njoftimi i policise

Informacion paraprak.

Më datë 22.05.2017, rreth orës 15: 30 jemi njoftuar se në Zyrat e Aluiznit, Durrës personat e pranishëm kanë ndjerë një aromë mbytëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku disa persona kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje, por pa probleme për shëndetin.

Nga ana jonë është lajmëruar prokurori I gatshëm, Forcat Zjarrëfikëse dhe ambulanca, me qëllim parandalimin e çdo nevoje emergjente.

Situata në këto momente është normale dhe theksojmë se në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës nuk është paraqitur asnjë person.

Është ngritur grupi hetimor dhe pritet të përcaktohet nga ekspertët lloji I lëndës e dyshuar e hedhur në këtë ambjent dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY