Ja si e shkarkoi Kodheli kolonelin Dritan Demiraj: Suksese në aktivitetin privat

Ja si e shkarkoi Kodheli kolonelin Dritan Demiraj: Suksese në aktivitetin privat

125
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj u pushua nga puna më 21 dhjetor të 2014 me firmën e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Demiraj, me shumë grada ushtarake dhe shkencore, tituj dhe specializime të rralla për një ushtarak të rangut të tij, la punën dhe u nis në emigracion. Edhe ën deklaratën e shtypit të ministrisë së Mbrojtjes atë ditë, Kodheli i uronte sukses në aktivitetin privat.

Por sonte ai është koleg me ministren Kodheli si ministër i Brendshëm në një moment shumë delikat të policisë shqiptare.

Më poshtë është deklarata e shkarkimit të Demirajt, ku bie në sy formaliteti dhe mungesa e argumentave për largimin oficerit të shkëlqyer. DRONI.al

Deklaratë për shtyp

e diel, 21 dhjetor 2014 15:04

Shtabi i Përgjithshëm i FA e konsideron të rëndësishëm të sqarojë opinionin publik lidhur me arsyet e lirimit nga detyra të kolonelit (në lirim) Dritan Demiraj. FARSH si çdo institucion tjetër në një sistem demokratik e ndërtojnë veprimtarinë dhe përmbushin misionin e tyre vetëm duke u bazuar në ligjet e vendit. Gjthësecili brenda FA vlerësohet duke u promovuar dhe përparuar në gradë, po aq sa ndëshkohet kur rezulton në shkelje të ligjit dhe disiplinës ushtarake. Të gjithëve u kërkohet zbatimi i ligjit aq më tepër ushtarakëve me gradë të lartë.

Për fat të keq, kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë për kolonelin Dritan Demiraj, i cili në mënyrë të përsëritur në më shumë se një rast ka shkelur ligjin ‘për statusin e ushtarakut’, duke dalë jashtë kufijve pa leje. Këto veprime konsiderohen shkelje të rënda të disiplinës ushtarake për aq kohë sa ushtarakë të kësaj grade disponojnë informacionin e klasifikuar që mund të cënojë sigurinë kombëtare

Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm që MM dhe SHPFA kanë vepruar në kushtet e shkeljes së rëndë të disiplinës e të ligjit.

Ndërsa i njohim kontributin dhe i urojmë suksese në aktivitetin e tij privat, zbatimi i ligjit dhe e ardhmja e Forcave të Armatosua mbeten gjithmonë më të rëndësishme se individi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY