Parlamenti voton vettingun dhe ligjet për zgjedhjet, Rama: Jam i emocionuar

Parlamenti voton vettingun dhe ligjet për zgjedhjet, Rama: Jam i emocionuar

53
0
Shares

Parlamenti miratoi sonte me një konsensus maksimal ndryshimet në kodin penal, ligji per mediat audiovizive, komisionet e vettingut, ligji per partite politike, Kryetarin dhe anëtarin e KQZ si dhe Avokatin e Popullit.

Kryetari i ri KQZ, Klement Zguri bëri më pas edhe betimin në Parlament ndërsa anëtr i KQZ u zgjodh Denar Biba.

Edhe Avokati i Popullit Erinda Ballanca është votuar me 112 vota pro.

Të gjitha ligjet e ndryshuara sonte do të hyjnë mënjeherë në fuqi pasi Presidenti Nishani ka dhënë pëlqimin e tij për këtë.

Në përfundim jashtë Parlamentit, Edi Rama tha se e kam pritur shumë këtë moment për vettingun, gjykatësit dhe prokurorët i kanë dittë e numëruara dhe reforma në drejtësi nuk ndalet. “Mund të them se politika është një forcë e mirë kur përdoret për qëllime të mira. Fakti se opozita votoi vettingun pasi kishte deklaruar gjithnjë jo, me një cmim në thonjëza për etikën në zgjedhje me disa ministra, ëhstë gjëja më e vogël që mund të bëja”, tha Rama. Pak më parë Kryeministri siguroi se Shqipëria do të marrë statusin në viti. I pyetur nga gazetarët për debatin me Blushin , Rama tha se ai është një version i zbehur i Berishës. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY