Zëvëndëskryeministrja Ledina Mandia që prej sot ka zyrën në Këshillin e Ministrave, para 2 vitesh ka mundur në disa nivele të gjyqësorit shqiptar, Kryeministrin Edi Rama. Gjyqi fillimisht u zhvillua në Gjykatën Administraive të Shkallës së Parë dhe më pas vijoi në Gjykatën e Lartë. Për marrjen e një vendimi për konfliktin Mandia-Rama u mblodh Kolegji Administrativ i kësaj gjykate duke marrë vendim që përbën edhe detyrim për të gjitha rastet e ngjashme në gjyqësor.
Në prill të vitit 2015 u zhvillua në gjykatën e Lartë gjyqi mes Mandisë dhe Kryeministrit, ku paditës ishte zëvëndëskryeministrja e sotshme.
Pjesë të vendimit:
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë:Ardian DVORANI, Kryesues, Arjana FULLANI, Anëtar, Andi ÇELIKU – Anëtar, Evelina QIRJAKO, Anëtar dhe Medi BICI, anëtar mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 28.04.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: Ledina Mandija;
I PADITUR: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë
OBJEKTI: Konstatim i pavlefshmërisë absolute të urdhrit nr. 156, datë 07.10.2013 të Kryeministrit, “Për lirimin nga detyra të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit”, kthimi në detyrën e mëparshme dhe shpërblimi për pagat e papaguara që nga momenti i lëshimit të aktit deri në ekzekutim si dhe rregullimi i të gjithave pasojave të tjera. Përcaktimi i afatit dhe mënyrës së ekzekutimit të detyrimit konkret, si rrjedhojë e rregullimit të pasojave të pavlefshmërisë së urdhrit.
….
Në analizë sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr. 8007 Akti datë 4.12.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me të cilin është vendosur Rrëzimi i kërkesës së avokaturës së shtetit për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duhet të lihet në fuqi, pasi shkaqet e ngritura në ankimin e veçantë, lidhen me themelin e çështjes dhe jo me çështjet e juridiksionit.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit nr. 8007 Akti datë 4.12.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Tiranë, më datë 28.04.2015
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/