Deklarata e ashpër e Petrit Vasilit: Të gatshëm të bëhet që tani...

Deklarata e ashpër e Petrit Vasilit: Të gatshëm të bëhet që tani koalicioni i PS me…

56
0
Shares

Kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur sonte në emisionin “Opinion” se është i gatshëm që të shkelet kodi zgjedhor dhe nëse dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë dëshirë të bëjnë koalicion le ta bëjnë që tani, ka deklaruar Vasili.

“Meqë e kanë me kaq merak le ta bëjnë që tani koalicionin, ne nuk kemi asnjë merak, LSI nuk ka asnjë merak, LSI do të dal forcë e parë. Ta bëjnë hapur koalicionin, se po e bëjnë si një dashuri që bëhet prapa mureve”.

Kreu i LSI-se Petrit Vasili ka folur lidhur me marrëveshjen Ram-Basha, dhe nëse është goditur LSI nga ky pakt.

“Unë nuk kam komunikuar me Ramën për çështjen e marrëveshjes. Ka qenë një vullnet publik javë e javë më parë.

Gatishmëria jonë për zgjedhjen e krizës ka qenë e fortë. Secili ka bërë sakrifikuat e veta.

Raportet e mia me Ramën janë korrekte.

Me zotin Basha nuk kam asnjë lloj raporti.

Në tryezën e 17 majit ka pasur një qëndrim sinkron.

Keni punuar pas shpine Ramës?

Ne e kemi ndihmuar shumë atë, sepse nese opozita nuk hynte në zgjedhje do të ishte përgjegjësi kryesorë. Ne jemi të fituari e mëdhenj nga kjo marrëveshje”.opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY