Policia ka dhënë detajet e para rreth atentatit të përgjakshme sonte në Sheshin e Flamurit, në qendër të qytetit të Vlorës.
Në këtë atentat mbetën të varrë drejtori i OSSHE së Vlorës Roland Saliu dhe biznesmeni dhe ndërkohë edhe pronar mediesh, Ervent Hysani.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:
1- R.S., Drejtor i OSHEE-së
2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.
Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/