FOTO/Ja kush është drejtori që u vra sonte në Vlorë

FOTO/Ja kush është drejtori që u vra sonte në Vlorë

89
0
Shares

Roland Saliu është drejtori i OSSHE në Vlorë që humbi jetën pasi u qëllua nga dy perosna me maska ndërkohë që ishte në shoqërinë e pronarit të lokalit ku po qëndronte. Edhe ky i fundit Ervent Hyseni humbi jetën pas plumbave që mori pak minuta pas atentatit. Ende nuk ka të dhëna rreth autorëve apo motiveve të këtij krimi të rëndë. Policia dyshon se shënjestër e atentatit ishte biznesmeni. Saliu drejtonte OSSHE prej dy vitesh.

roland saliu me dy te tjere

Policia ka dhënë detajet e para rreth atentatit të përgjakshme sonte në Sheshin e Flamurit, në qendër të qytetit të Vlorës.

Në këtë atentat mbetën të varrë drejtori i OSSHE së Vlorës Roland Saliu dhe biznesmeni dhe ndërkohë edhe pronar mediesh, Ervent Hysani.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:

1- R.S., Drejtor i OSHEE-së

2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.

Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY