PROFIL/ Kush është bukuroshja shkodrane që mbërtheu dje mijëra protestues

PROFIL/ Kush është bukuroshja shkodrane që mbërtheu dje mijëra protestues

540
0
Shares


Ne foto, Edona Staka



“Nuk kam ça me hup në nji vend që mi kan marrë të tana”,- ishin këto fjalët që kumbuan në veshin e çdo protestuesi më 13 maj, në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.
Por kush ishte shkodranja që me shumë entuziazëm mbajti një fjalim me nota demokracie?
Ajo quhet Edona Staka.
Sot është 26 vjeçe dhe është diplomuar në universtitetin “Luvigj Guraziu” në Shkodër, sipas të dhënave në profilin e saj në facebook.
Edona punon në bashkinë e Shkodrës si administratore sociale.
Por data 13 maj nuk ishte hera e parë që ajo mbante një fjalim për partinë demokratike.
Më datë 8 prill Edona ishte në çadër si çdo ditë, dhe mbajti fjalën përpara protestuesve. Kreu i PD-së Lulzim Basha e vlerësoi fjalimin e saj si ndër më të bukurit prej 50 ditëve qëndresë.

Dhe ja si e komenton ajo në një status të sajin në facebook.

edona ne cader

Në kërkim të një qeverie që don qytetarët ajo shpesh hedh në profilin e saj në facebook shqetësime të ndryshme. Një prej tyre ishte për një faturë të fryrë të energjisë elektrike.
“145.000 leke t’vjetra…fatura e energjise elektrike per dhjetorin.N’nantor pagume 58.000.Tash,un e di qe tan at muj n’shpi tone jan ba saldime elektrike per tan lagjen,jan la e jan tha floksh tan pallati,kena shtru 3-4 bankete per kokerr t’qefit,e kena pa filma me home cinema,e tan Vllaznia ka la teshat me dhé e lluce n’lavatrice tone,bile edhe do kojshive n’Amerike i kena çu energji prej linjes tone,po prap,pak si shume po m’duket kjo fature per nji shpi 100.2 m katrore!Hej i madhi Zot,ven dore mbi sahatat e dritave se i ka mush shejtani!
p.s A ka met naj socialist i mire n’Shkoder me shku me u anku edhe per ne t’vobektit e shekullit n’zyrat e OSHEE?”-thotë Edona në statusin e saj.

Gjatë fjalimit të saj në protestën madhështore të opozitës Edona tha:
“Kam ardh prej Shkodre, ama për me kan ktu sot kisha ardh edhe nkam!”
Kaq shumë rëndësi ka për të një Republikë e RE.
Ajo u bëri thirrje të gjithë demokratëve duke thënë se nuk duhët të presim të nesërmen, pasi e sotmja është dita jonë, me fjalët përmbyllëse të fjalimit të saj.
“…kam besu gjthm qe duhet me rrezistu fort,se e nesermja ka me ken e jona padyshim,por kam ndrru mendje,pse e nesermja?E sotshmja!Dita jona asht sot e t’mos presim asnji minute ma shume! ”- mbylli fjalën e saj për protestën madhështore, Edona Staka.

DRONI.AL/
Florida Mingla

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 




 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY