Ministri i brendshëm Dritan Demiraj ka takuar sot Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Në fokus të takimit ishte koordinimi më i mirë ndërinstitucional për rritjen e efektshmërisë për goditjen e elementëve dhe veprave të rënda kriminale në vend.Ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj zhvilloi dje edhe një takim me Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku shpalosi tre prioritetet kryesore të mandatit të tij, ku nuk kanë munguar edhe paralajmërimet ndëshkuese për ata që i shkelin ato.
Në takimin me drejtorët e policisë në rrethe, Demiraj renditi si prioritet të parë dhe kryesorin garantimin e një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale nga ana e Policisë së Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/