Një femi i vogël që po luante pranë lokalit shpëtoi për pak nga plumbat e vrasësve. Ajo ishte fare pranë tavolinës ku ndodheshin drejtori i OSSHE, Roland Saliu dhe pronari i hotel Vlora Erven Hyseni.
Mësohet se vajza është e bija e biznesmenit Hyseni. Ajo ka parë të gjithë skenën e tmerrshme ku breshëritë e armës automatike u zbrazën mbi tavolinën dhe i morën jetën edhe të atit të saj.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar të gjithë momentin e ngjarjes, ndërsa pamjet filmike janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Deri tani janë rreth 20 persona të shoqëruar në polici për vrasjen e dyfishtë në Vlorë.
Policia dyshon fort se shënjestër e atentatit ka qenë biznesmeni i njohur në Vlorë, Hyseni, ndërsa kreu i OSHEE është vrarë aksidentalisht. Hyseni ka lidhje gjaku me një nga autorët e masakrës së Coles që ndodhi në vitin 2015, megjithatë policia po heton dhe për të shkuarën e tij e cila mund të ndihmojë në zbërthimin e dinamikës së kësaj ngjarje.
Autori që ka qëlluar në drejtim të lokalit në Vlorë ku ndodheshin të ulur në një tavolinë Roland Saliu dhe Mirvjen Hyseni. Policia nuk ka publikuar ende dëshmitë rreth ngjarjes por ai ka qenë i veshur sportiv, i pamaskuar, ndërsa ka pasur vetëm një kapele në kokë. Ai ka qenë i armatosur me një armë kallashnikov të cilën e ka zbrazur në momentin kur i është afruar tavolinës ku ndodheshin dy viktimat. Autori ka zbritur nga një automjet përballë ambienteve të jashtme të lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të Saliut dhe Hysenit.
Autori është larguar sërish me makinë duke përfituar edhe nga paniku i krijuar në ato çaste, makinë që më pas është gjetur në afërsi të fshatit Panaja, pjesërisht e djegur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/