Ministrja e re e Financave, paralajmërim për administratën doganore

Ministrja e re e Financave, paralajmërim për administratën doganore

57
0
Shares

Ministrja e Financave Helga Vukaj ka dhënë porositë e para, gjatë inspektimit të bërë në Degën Doganore Durrës, pasditen e djeshme.

Ajo kërkoi nga administrata doganore të distancohet nga çdo veprim i paligjshëm që cënon standardet zgjedhore.

“Ministrja Vukaj theksoi rëndësinë e përmbushjes së objektivave fiskalë dhe vlerësimin strikt të procedurave doganore për të shmangur çdo rast abuzimi, që favorizon operatorë të veçantë të biznesit, me qëllim financimin e aktiviteteve elektorale”- njofton zyra për shtyp e saj.

Ministrja paralajmëroi gjithashtu masa administrative dhe ndjekje penale për çdo punonjës që shkel ligjin.

“Ajo kërkoi me prioritet nga agjencitë ligjzbatuese rritjen e eficencës së kontrolleve doganore kundër trafikut të drogës dhe hartimin e një plan-veprimi për një reagim të shpejtë dhë të koordinuar me Policinë Kufitare”- theksohet më tej në njoftim.

Në takimin me Shërbimin Doganor dhe Policinë Kufitare Durrës, ministrja e Financave Helga Vukaj shoqërohej edhe nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY