Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur shtetasin Arkimed Lushaj.
Këngëtari që njihet me pseudonimin Stresi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Hetimet kanë nisur në bazë të referimit të bërë nga Komisariati i Policise nr.4, pasi në rrjetet sociale është postuar një video ku shihet i pandehuri duke qëlluar me armë zjarri të tipit “Shotgun”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/