FOTO/ Dhunoi gazetaren, pezullohet polici, procedohen gazetarët

FOTO/ Dhunoi gazetaren, pezullohet polici, procedohen gazetarët

79
0
Shares

Një polic i cili dhunoi gazetaren e kameramanin e TV Klan, është pezulluar nga radhët e uniformave blu.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është pezulluar polici roje tek Instituti Fizikes Bërthamore, ndërsa janë proceduar edhe dy gazetarët për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sqaron se:
Më datë 24. 05. 2015, punonjësi i Policisë P. N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr. 4, duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.
Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet procedurale ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu nga këqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë.
Me urdhër të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimin disiplinor ndaj efektivit te Policisë, për shkelje të rëndë”, njofton zyrtarisht Policia.

 

Ngjarja

SKANDAL/ “T’i këpus të dy duart”, polici dhunon fizikisht gazetaren

Një ditë më parë, emisioni ‘STOP” transmetoi rastin e Shefit të Rendit në Ballsh, Klodian Caushaj, i cili dhunonte një qytetar të pafajshëm, duke e bërë për spital. Sot struktura përkatëse në Ministrinë e Brendshme e ka çuar çështjen në Prokurori. Ndërsa Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit, ka nisur verifikimin e rastit, për të nxjerrë përgjegjësitë.


Ndërkaq, një tjetër rast dhune është shënuar nga ana e uniformave të policisë. Polici, i cili ruan Institutin e Fizikës Bërthamore dhunon fizikisht grupin e xhirimit të emisionit “STOP”, ndërsa gazetarja dhe operatori ishin në detyrë. Edhe pse iu kërkua korrektesë në sjellje, polici fyen, dhunon dhe kërcënon përfaqësuesit e medias.


Gazetarja e emisionit “STOP” shprehet se i është drejtuar Institutit të Fizikës Bërthamore për të lënë një takim me Drejtorin e këtij institucioni, por u ndesh me dhunën verbale dhe fizike të policit që ruan këtë objekt.


Gazetarja – Mund të ma thuash pak me ton më normal?


Polici – Dil atje përjashta! Zbato urdhrin tim! A do të dalësh përjashta, me të mirë apo …?


Gazetarja – Më fal, kush jeni? Me kë po komunikoj?



Polici – Me punonjësin e Policisë së Shtetit. Ai që ruan këtëëëëëë…


Gazetarja – A mund të pyesësh pak si njeri se për çfarë kam ardhur?


Polici – Dil atje përjashta, të jap urdhër brenda rregullit, jo me hy me forcë.


Gazetarja – Brenda kujt rregulli?


Polici – Dil aty!


Gazetarja – Ma trego pak rregulloren, të lutem!



Polici – Do dalësh përjashta…

Gazetarja njofton policinë dhe përballet me policin që e dhunoi.


Polici – Në institucion… t’i këpus të dy duart…



Gazetarja – Nuk ke asnjë lloj të drejte… Ku e kishe kapelen?


Polici – Leje moj kapelen, s’mbaj kapele në institucion unë.


Gazetarja – Çfarë do më bësh ti mua? Do më këpusësh duart? Është kërcënim ky?



Polici – Po hyre atje po, është institucion shteti.


Gazetarja – Kush je ti që më vë mua dorë?


Polici – Do të hedh në gjyq ty dhe ata që janë më të fortë.


Gazetarja – Të hedh unë më para në gjyq.


Gazetarja e emisionit “STOP” rrëfen se polici dukej në gjendje të dehur, pasi i vinte era alkool.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY