FOTO DOKUMENT/ Komandanti legjendar, nga prehri në prehër

FOTO DOKUMENT/ Komandanti legjendar, nga prehri në prehër

60
0
Shares

Nga Kastriot Dervishi

Çfarë tregon kjo foto e vitit 1943?
ehbf1Kjo foto është bërë në Labinot të Elbasanit gjatë kohës që shtabi i përgjithshëm i ushtrisë komuniste, i ndjekur këmba-këmbës nga armiqtë e jashtëm e “tradhtarët e vendit” ishte strehuar atje, në pritje të fundit të luftës së përbotshme. Sikur t’ia jepnim këtë foto për këqyrje ndonjë të huaji, me siguri që do ta përshkruante me nota entuziaste, mbase edhe paska erotike këtë piknik. Ai me siguri nuk do ta dinte se në foto është komisar Enveri dhe ndonjë anëtar i shtabit, natyrisht të ushqyer mirë me kecat bio të Labinotit e të mbathur po kaq mirë me këpucë angleze dhe gjëra të tjera që i hidhnin pafund aleatët gjatë luftës.

Komandanti legjendar, nga prehri në prehër
ehbf2Në vijim të fotos të djeshme të bërë gjatë “epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare që zhduku apo nxori jashtë luftimit 70 mijë ushtarë armiq dhe tradhtarë të vendit”, një tjetër foto e komandantit legjendar, por me prehër tjetër, atë të Spiro Kolekës. Edhe kjo foto është një kornizë e mirë që tregon një ditë të këndshme maleve me blerim mbuluar të disa burrave të zbukuruar me ndonjë kobure brezi apo armë të gjata që mezi i mbajnë në dorë. E quaj me vend të përmend edhe fotografin, se i takon e drejta e autorit. Ai është shoku Miladin Popoviç, mentori dhe drejtuesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitet 1941-1944.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY