Atentati në Vlorë, dalin detaje dhe pista të reja

Atentati në Vlorë, dalin detaje dhe pista të reja

71
0
Shares

Rreth 48 orë pas atentatit që i mori jetën kreut të OSHEE, Vlorë, Roland Saliu dhe pronarit të tv lokal “Vlora Channel”, Erven Hyseni (Mirvjen Hyseni), policia ka ngritur dhe pistat kryesore te hetimit.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës, pas mbledhjes se rreth 20 dëshmive nga dëshmitarë okulare dhe familjarë, policia ka ngritur edhe pistat e mundshme te hetimit.
Sipas burimeve, dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën e Erven Hysenit, ku po punohet në tre drejtime.
Ndër dyshimet kryesore dhe një nga pistat e mundshme është ajo e cila lidhet me hasjen e trefishte ne 7 maj të 2015-s në lagjen “24 Maji” të Vlorës, ku mbetën të vdekur Haki Rakipi 28 vjeç, 27 vjeçari Alfred Velaj, dhe Albi Limaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Aleksandër Llanaj.
Njëri prej viktimave, Haki Rakipi, ishte i afërm i Hysenit.
Sakaq, blutë  e Vlorës, nuk kanë marr ende dëshminë  e bashkëshortes së Hysenit, deshmi e cila mendohet se mund të ndihmoje në  orientimin e hetimeve.
Deri më tani, hetuesit kanë mbledhur materiale hetimore nga vendi i ngjarjes, shqyrtimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë aty pranë, ndërkohë që kamerat e vet hotelit ku ndodhi vrasja kanë qenë jashtë funksionit në momentin e krimit.
Policia ndërkohë përjashton pistën e vrasjes me pagesë, duke marr në konsiderate dinamiken e ngjarjes dhe llojin e armës së përdorur.
Është shqyrtuar imtësisht edhe automjeti i braktisur gjysmë i djegur në nënkalimin e Panajasë, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Hetuesit nuk kanë gjetur prova në këtë mjet, pasi është djegur thuajse plotësisht pjesa e brendshme e tij.
Policia e Vlorë, thotë se po analizon çdo detaj qe mund të çojë në identifikimin e autorëve. Hetimet paraprake bëjnë me dije se atentatorët kanë qenë dy persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY