Pulat me salmonelë, AKU i kthen në Brazil

Pulat me salmonelë, AKU i kthen në Brazil

66
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të kthejë në vendin e origjinës ngarkesën prej 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili dhe të konstatuar me prezencë të salmonelës.
Këtë e bën të ditur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e cila ka sqaruar se pas kryerjes së proçedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës, autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit.
Sipas Autoritetit janë ndjekur me përgjegjësi të plotë të gjitha procedurat ligjore për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptar.
Ky autoritet kishte mundësinë të zgjidhte mes asgjësimit të sasisë së mishit si dhe kthimin pas të saj në vendin e origjinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY