VIDEO/ Zjarri në Bibliotekën Kombëtare dogji librat e periudhës ruse

VIDEO/ Zjarri në Bibliotekën Kombëtare dogji librat e periudhës ruse

80
0
Shares

Kati i tretë i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare u përfshi nga flakët mëngjesin e ditë së sotme.
Pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve u bë e munduar neutralizim i flakëve, ndërsa mësohet se janë dëmtuar vetëm disa libra të periudhës ruse.
Zëvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni i pyetur nga gazetarët tha se materialet e djegura nuk ishin të ndonjë rëndësie të veçantë.

Zef Çuni: Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi.

Pyetje: Janë shuar flakët?
Zef Çuni:
Po, po patjetër janë shuar.

Pyetje: Ka ndonjë dyshim nga se është shkaktuar?
Zef Çuni:
Ka ndodhur nga sistemi elektrik.

Pyetje: Janë dëmtuar dokumentet me vlerë?
Zef Çuni:
Jo absolutisht, vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialistët e bibliotekës. Nuk ka dëme të mëdha sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset sepse sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë dhe nuk ka dëm shumë të madh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY