FOTO/ Shqiptari i turret me thikë-çakmak italianit që shëtiste me qenin në...

FOTO/ Shqiptari i turret me thikë-çakmak italianit që shëtiste me qenin në park

112
0
Shares

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia, pasi plagosi me një çakmak-thikë një 48-vjeçar italian.
“Ansa” shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte në një park, kur sulmoi pa asnjë arsye italianin, që ishte duke ecur me qenin e tij.
Të njëjtat burime theksojnë se italiani ka marrë plagë në gjoks, ndërsa do të qëndrojë i shtruar 10 ditë në spital. Raportohet se 48-vjeçari ka humbur dhe shumë gjak.
Pas identifikimit, shqiptari është ndaluar nga policia, ndërsa atij i është gjetur një çakmak, i cili teksa hapej dilte dhe një thikë e vogël.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, shqiptari e kishte sulmuar atë pa asnjë lloj shkaku apo shkëmbimi fjalësh, e më pas ishte larguar.
Sakaq, emri i shqiptarit nuk është i panjohur për policinë italiane, pasi ai ishte ndaluar për incidente të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY