Durrës, sekuestrohen 28 kg kanabis, në pranga dy persona

Durrës, sekuestrohen 28 kg kanabis, në pranga dy persona

94
0
Shares

Policia e Durrësit mbrëmjen e kaluar ka vënë në pranga dy persona, teksa tentonin të transportonin 28 kilogramë kanabis.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tyre, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kthesa”.
Ndalimi i shtetasve Lulzim Lloti, 32 vjeç, banues në Lalëz, dhe Kujtim Qazimi, 47 vjeç, banues në Perlat, u bë i mundur rreth orës 19:30 të së premtes, në fshatin Kullë, në Durrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetin motorik me drejtues 47-vjeçarin Qazimi dhe pasagjer 32-vjeçarin Lloti, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu edhe mjeti motorik dhe 3 telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY