Do të rihapet tenderi për hidrocentralin e Kalivaçit, Rama prish kontratën me...

Do të rihapet tenderi për hidrocentralin e Kalivaçit, Rama prish kontratën me Becchettin

76
0
Shares

Pas 20 vitesh plot përplasje, gjyqe dhe  hijesh skandali, qeveria Rama në fund të mandatit ka prishur kontratën e nënshkruar 20 vite më parë me kompaninë “Hidro srl” për ndërtimin me koncesion të hidrocentralit të Kalivaçit.
Kompania në fjalë që ka në zotërim 100% të aksioneve të firmës Kalivaçi Green Energy është në pronësi të italianit Françesko Beketi, i akuzuar nga Prokuroria Shqiptare për veprat penale të pastrimit të parave, falsifikimit të dokumenteve dhe shmangien e taksave.
Në gjykatën e Tiranës vazhdon ende procesi gjyqësor ndaj italianit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët akuzohen se kishin ngritur një skemë të mirëfilltë pastrimi parash, me qindra miliona euro.
Kontrata e lidhur në vitin 1997 parashikonte ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Vjosë, ku pritej të investoheshin 150 milion euro, por zvarritja e punimeve ka bërë që afatet të shtyhen disa herë. Zyrtarë të Ministrisë së Energjisë thonë se kontrata është prishur për shkak të shkeljes së saj nga ana e kontraktorit.
Sipas tyre për këtë çështje janë vënë në dijeni edhe organet e hetimit. Për këtë arsye autoritetet shtetërore kanë vendosur që koncesionin ta japin te një tjetër kompanie. Tv Klan raporton,  se ministria e Energjisë ka lajmëruar agjencinë e prokurimit publik, për të hapur edhe njëherë tenderin. Formula e koncesionit këtë herë, do të jetë e formës partneritet publik-privat dhe do të zgjatë 35 vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY