Durrës, sherr me fqinjën, 32 vjeccari kanos gruan me armë

Durrës, sherr me fqinjën, 32 vjeccari kanos gruan me armë

84
0
Shares

Ka përfunduar në pranga një i ri në Durrës, pasi kanosi me armë zjarri një grua, pas një konflikti që thuhet se ndodhi për motive banale.
 Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 17/1, në qytetin e Durrësit.
Policia e Durrësit njofton se ka ndëhyrë në kohë dhe ka parandaluar një vrajse.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur parandalimin e pasojave të rënda të një konflikti të ndodhur midis dy shtetasve”- njofton policia.
Uniformat blu në sajë të veprimeve hetimore të shpejta kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Fation Bregu 32 vjeç, banues në Durrës, i cili për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasen Sh. Ll. 49 vjeçe, banuese në Durrës, fqinjë me të.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • arma e zjarrit pistoletë, e modifikuar, kalibër 6.35 mm dhe • një automjet tip Ford Foxus.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY