FOTO/ Burrel, ja çfarë grabitën në zyrën e gjendjes civile

FOTO/ Burrel, ja çfarë grabitën në zyrën e gjendjes civile

75
0
Shares

Zyra e gjendjes civile në Mat është grabitur gjatë ditës së sotme. Rreth orës 12:30, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka njoftuar një punonjës i Bashkisë Mat, se është thyer xhami i zyrës së gjendjes civile dhe është  hapur dritarja e kësaj zyre.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se persona ende të pa identifikuar kanë thyer xhamin e dritares, kenë këputur hekurat e dritares dhe kanë hyrë në zyrën e gjendjes civile.
Personat ende të paidentifikuar  kanë vjedhur kasafortën që ndodhej në zyrën e gjendjes civile ku brenda saj kishte vetëm pulla që shërbejnë për dhënie certifikate si dhe një sasi të vogël vlerash monetare që ndodheshin jashtë kasafortës.
Sipas deklarimeve paraprake të marra nga një punonjësi i gjendjes civile deklaron se në kasafortë ndodheshin vetëm pulla dhe asnjë material tjetër. Kasaforta ku ndodheshin vulat e zyrës së gjendjes nuk është prekur.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY