Zgjidhja merr vendimin për zgjedhjet, ja si do të votojë Kokëdhima

Zgjidhja merr vendimin për zgjedhjet, ja si do të votojë Kokëdhima

71
0
Shares

Partia ZGJIDHJA mblodhi sërish grupin kombëtar të drejtimit për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë si forcë e re politike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Në fjalën e tij, drejtuesi i partisë, Koço Kokëdhima, deklaroi se partia ZGJIDHJA zgjodhi të mos ishte subjekt elektoral në zgjedhjet parlamentare.
“Ajo mbështeti protestën e opozitës në bulevard për zgjedhje të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse. Por pazari mes Rilindjes dhe PD-së nuk ofron zgjedhje me standarde.
Zgjedhjet e 25 qershorit nuk do të jenë as të lira dhe as të pastra. Shumica e anëtarëve të grupit kombëtar të drejtimit kërkoi që anëtarët dhe mbështetësit e partisë ZGJIDHJA të refuzojnë pjesëmarrjen në këto zgjedhje, ku votat e shqiptarëve sërish do t’i numërojnë sipas qejfit dy partitë e mëdha.”- u shpreh Kokëdhima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY