Një nga gazetat më të njohura zvicerane i ka kushtuar një artikull së fundmi, rikthimit të fuqishëm të amerikanëve në rajon. Shkrimi i Andreas Ernst mban titullin “Rikthimi i miqve amerikanë” dhe është publikuar nga Neue Zuercher Zeitung.
Mes të tjerave autori thekson, se hera e fundit që amerikanët bënë një paraqitje të madhe në Ballkan ishte kur shpallën pavarësinë e Kosovës, pas së cilës ata u larguan disi duke ja lënë fushën e lojës europianëve, kryesisht gjermanëve. Por ditët e fundit ata bënë sërish një goditje të madhe, duke zgjidhur disa kriza të rënda në disa shtete njëherësh.
Sipas Andrea Ernst, kriza e gjatë e BE-së dhe mungesa e perspektivës së anëtarësimit të këtyre vende ballkanike, e dobësoi mjaft diplomacinë europiane dhe ndikimin e saj në rajon. Për këtë arsye, në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë nisën të shfaqen krizat.
Por pas dështimit të europianëve dhe pafuqisë së tyre për të dhënë zgjidhje radikale në këto vende me klasë problematike politike, u shfaqën menjëherë amerikanët dhe gjërat nisin të lëvizin, thuhet në shkrim.
“Suksesi amerikan e ka një emër: Hoyt Brian Yee. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë udhëtoi në muajt e fundit në mënyrë intensive në rajon. Me një talent taktik, i butë në ton, por i vendosur në çështje, ai i bëri partnerët në bisedime që të lëshojnë njëri pas tjetrit”.
“Vendimtar për suksesin e Yee ishte qartësimi se në Departamentin e Shtetit nuk ka ndryshuar gjë, pavarësisht presidentit të ri. Kjo qetësoi sidomos bashkëbiseduesit shqiptarë, që kishin ngritur pikëpyetje që pas zgjedhjes së Trump nëse ka akoma një ‘mik amerikan’”.
Gjithashtu autori thekson në shkrim, se amerikanët janë aktivë në botën shqiptare pasi aty është më i madh potenciali për destabilizim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/