Vlorë, i moshuari përfundon në spital, rrihet me mjete të forta nga...

Vlorë, i moshuari përfundon në spital, rrihet me mjete të forta nga i vëllai

50
0
Shares

Nje konflikt mes dy vëllezërve ka çuar në plagosjen rëndë të njerit prej tyre. Sipas burimeve nga Spitali Rajonal Vlorë rreth orës 15:05, ka shkuar një person i dëmtuar në trup me mjete të forta
dhe prerëse.
Menjëherë nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se në fshatin Dukat, janë konfliktuar me njëri tjetrin dy vëllezër, ku për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup (dyshohet me mjete të forta dhe prerëse) shtetasi F.J., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e vëllait të tij, shtetasin Z. Jazoj, rreth 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me arrestimin e tij.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në stanin e tyre në fshatin Dukat, Orikum.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY