Studimet për drejtësi kthehen në 5-vjeçare. Ndryshimi i sistemit ndodh që vitin e ardhshëm akademik. Ndërkohë dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës shpjegon edhe kriteret e reja të pranimit.
Për t’u diplomuar si jurist studentët duhet të përfundojnë pesë vite shkollim universitar. Fakulteti i Drejtësisë vitin e ri akademik del nga sistemi 3+2 i Bolonjës dhe nis me programin e integruar.
Gjithashtu kanë ndryshuar edhe kriteret e pranimit. Lëndët me zgjedhje të shkollës së mesme të cilat mund të mos ishin ndjekur nga gjimnazistët nuk janë me kusht për të nisur studimet në fakultetin e drejtësisë.
Ndërkohë auditoret po përgatiten për të pritur më shumë studente. Dekani Hoxha flet për 750 kuota të lira nga 640 që ishin vitin e shkuar ndonëse vetëm 610 prej tyre u plotësuan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/