DETAJE/ Gazetari Artan Hoxha: Vrasja e dyfishtë në Vlorë, ja provat që...

DETAJE/ Gazetari Artan Hoxha: Vrasja e dyfishtë në Vlorë, ja provat që “fundosin” atentatorët

68
0
Shares

Në automjetin që përdorën autorët për ekzekutimin e biznesmenit Mirvjen Hyseni, pronar i një televizioni lokal dhe kreu i OSHEE-së në Vlorë Roland Saliu janë gjetur 12 gëzhoja. Këtë fakt e ka bërë të ditur gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili shtoi se një tjetër gëzhojë e ngjashme ishte gjetur dhe tek një pemë, shumë pranë vendit të krimit. I ftuar në emisionin “Kjo javë” të Nisida Tufës në “News24”, Hoxha tha detaje të reja lidhur me provat që gjetën ekspertët hetimorë në vendin e ngjarjes.
“Ka pasur atentate ku atentatori përdorte një thes, ku merrte gëzhojat me vete. Çfarë ka ndodhur në Vlorë, një nga predhat nuk ka goditur viktimat, por ka ngelur në një pemë që ndodhej afër tavolinës ku ishin dy viktimat. Ky element e lidh vendin e ngjarjes me provat. Autorët pas atentatit u larguan dhe pasi braktisën makinën tentuan t’i vënë zjarrin. Por ajo nuk është djegur e gjitha, pasi flakët kanë dëmtuar vetëm kofanon dhe tavanin e mjetit. Fakti që nuk është djegur pjesa tjetër e makinës nuk ka prekur provat që pritet të çojnë në identifikimin e autorëve. Ekspertët kanë gjetur brenda makinës një kallashnikov dhe 12 gëzhoja të qitura në vendin e ngjarjes. Këto gëzhoja lidhen me atë predhën që u gjet në makinë. Për herë të parë në vend është përdorur eksperti biolog, i cili ka veçuar prova të cilat të çojnë drejt autorëve. Në atë mjet ka dhe elemente të tjerë që mund të çojnë drejt identifikimit të tyre. Makina është prodhim i vitit 2005 dhe nuk është e lehtë që të grabitet. Ai ka një çelës të posaçëm. Është një çelës jo i zakonshëm dhe rezulton që mjeti të jetë i grabitur jashtë vendit. Këto janë të dhëna që i përkasin hetimit. Zjarri nuk shkatërroi të gjitha provat”, tha Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY