Nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga goditjet me thikë 39-vjeçari Roland Plaku dhe ka gjetur vdekjen në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku 39-vjeçari Edvin Gjini ka qëlluar me thikë shtetasin Roland Plaku (Personi ne foto), duke e lënë të plagosur
Ai u dërgua drejt Tiranës, për një ndihmë mjekësore më të specializuar, por nuk ka mbijetuar dot dhe ka gjetur vdekjen.
Polica ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/