Lulzim Basha për herë të parë flet për veten: Ja kush jam...

Lulzim Basha për herë të parë flet për veten: Ja kush jam unë

69
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha ka rrëfyer historinë e jetës së tij para mbështetësve të opoxzitë, në hapjen e fushatës elektorale sonte në Tiranë.
Kryedemokrati tha se vjen nga një familje e thjeshtë; i ati ka punuar elektroaut makinash dhe e ëma mësuese e ciklit të ulët. Por, investuan për shkollimin e tij mes vështirësive të mëdha.
“Unë e di çfarë mendimi keni shumica prej jush për politikanët. Ne jemi këtu pas një beteje 90 ditore dhe në një marshim tjetër 30 ditor jo thjesht për të ndryshuar lojën e shahut. Loja merr fund më 25 qershor, jo politikanët, por ju do të merrni në dorë, shqiptarë merrni në dorë Shqipërinë më 25 qershor. Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974 këtu në Tiranë. Jam bir i një familje të thjeshtë, babai im punoi si elektroaut, nëna ime ishte mësuese në ciklin e ulët. Prindërit e mi bënë gjithçka që unë të merrja sa më mirë bazat e arsimit.
Përfitova në një nga vendet më të përparuara në Holandë. Në vitin 1998 besoj se nderova universitetin e Utrektit, po në radhë të parë Shqipërinë ku u listova i 10 në botë. Punova me nder dhe përkushtim për disa vite në Kosovë. Gjithçka në jetë nuk më erdhi falas. Kjo ishte jeta ime deri në ditën kur PD e drejtuar nga Sali Berisha në vitin 2005 hapi dyert e të rinjve në politikë. Mundësitë që mu dhanë, u jam përgjigjur me punë dhe sakrificë”, u shpreh midis të tjerave Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY