Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë ndihmën e parë sot në mëngjes në spitalin Nënë Tereza ndërsa një numër i madh protestuesish kanë pasur probleme dhe janë shtruar në spital gjatë natës dhe sot në mëngjes.
Protesta e PD është agresuar dje me sa duket nga lëndë alergjike që kanë detyruar një numër të madh pjesëmarrësish në protestë ti drejtohen spitalit Nënë Tereza, pro edhe spitaleve të tjera që nga mbrëmë ndërsa vijon ende mjekimi i shumë prej tyre.
Fillimisht pjesëmarrësit kanë pasur probleme në sy dhe më pas simptomat janë thelluar duke shfaqur shenja të enjtjes dhe skuqjes. Për të marë ndihmën e parë ka shkuar në spital dhe kryetari i PD Lulzim Basha
Aktualisht në spitalin francez po marrin ndihmën e parë njerëz të ekipit të Bashës, asistenti dhe një truprojë e tij.
Mjekësia ligjore ka nisur marrjen e provave ndërsa paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme. Në spital ndodhen për momentin disa ministra dhe përfaqsues të lartë të policisë që ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/