Marrin mjekim në spital edhe qytetarë që nuk ishin në protestë, ja...

Marrin mjekim në spital edhe qytetarë që nuk ishin në protestë, ja çfarë u ndodhi

81
0
Shares

Helmimi që nisi në protestën e PD ka qenë i qëndrueshëm deri në orët e vona të natës për kalimtarë të rastit në zonën ku u mbajt mitingu. Sipas burime të spitalit Nënë tereza kanë marrë mjekim në këtë qendër të pakëtn 30 persona që kanë kaluar rastësisëht pas protestës e deri në mesnatë tek pjesa ku ishte tribuna gjatë protestës së PD në nisje të fushatës elektorale.

Edhe këta persona kane pasur të njëjtat simptoma, djegie dhe lotim sysh si dhe enjteje e skuqje të lëkurës.

Policia e Tiranës ka nisur hetim të gjerë në lidhje me helmimin e dhjetra protestuesve të PD dje gjatë mitingut të zhvilluar në Bulevard në hapje të fushatës elektorale.

Policia ka bllokuar bulevardin dhe po kryhen hetime nga agjentet e antiterrorit dhe njesia e armeve kimike ne vend. Dyshimet e para janë se alergjia ka ardhur nga lëndë të ndryshme të hedhura gjatë mitingut ndërkohë që baza e hetimit lidhet me një sulm të mundshme me origjinë kimike.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë ndihmën e parë sot në mëngjes në spitalin Nënë Tereza ndërsa një numër i madh protestuesish kanë pasur probleme dhe janë shtruar në spital gjatë natës dhe sot në mëngjes.

Protesta e PD është agresuar dje me sa duket nga lëndë alergjike që kanë detyruar një numër të madh pjesëmarrësish në protestë ti drejtohen spitalit Nënë Tereza, pro edhe spitaleve të tjera që nga mbrëmë ndërsa vijon ende mjekimi i shumë prej tyre.

Fillimisht pjesëmarrësit kanë pasur probleme në sy dhe më pas simptomat janë thelluar duke shfaqur shenja të enjtjes dhe skuqjes. Për të marë ndihmën e parë ka shkuar në spital dhe kryetari i PD Lulzim Basha

Aktualisht në spitalin francez po marrin ndihmën e parë njerëz të ekipit të Bashës, asistenti dhe një truprojë e tij. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY