VIDEO/ Helmimi i protestuesve, dëshmitari: Jemi ndjerë keq që kur ishim në...

VIDEO/ Helmimi i protestuesve, dëshmitari: Jemi ndjerë keq që kur ishim në tribunë

78
0
Shares

Një prej dëshmitarëve dhe mbështetës i Partisë Demokratike rrëfen për gazetarët e se çfarë ndodhi gjatë ditës së djeshme.
Ashtu sikurse Policia e Shtetit, edhe ai nuk di të thotë se pse është helmuar, ndërsa shton se ishte shumë pranë tribunën gjatë mitingut të PD-së mbrëmjen e së shtunës.
Dëshmitari: Përveç asaj vajzës e cila është ndjerë disa herë keq. Ishim afër tribunës dhe ajo është ndjerë keq në disa momente. Pastaj simptomat e mëtejshme kanë ardhur gjatë ditës së sotme në mëngjes, kur duket sikur nuk është diçka normale.
U paraqitëm pranë QSUT ku na u dha një mjekim dhjetëditor por nuk na u shpjegua se nga vjen ky rast, por e vetmja fjali që na u tha është se organet kompetente por marrin masat e duhura për çështjen. Ne si qytetar të lirë të Shqipërisë kërkojmë që të merren masat e duhura dhe të mos ketë ndodhi të tjera, të cilat nuk janë të pëlqyeshme dhe nuk janë të favorshme për askënd.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY