LISTA/ Dalin emrat e ministrave shqiptarë në qeverinë e re të Zaev

LISTA/ Dalin emrat e ministrave shqiptarë në qeverinë e re të Zaev

70
0
Shares

BDI-ja publikoi emrat që do të jenë pjesë e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Ndër ta spikatin emra të vjetër dhe të rinj që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Propozimi i BDI-së për Zëvendës-kryeministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve është Hazbi Lika. Lika që nga viti 2009 nuk ka qenë aktiv as në parti e as në jetën politike. Ai më herët ka ushtruar postin e kryetarit të Komunës së Tetovës. Në vitin 2003 ka qenë zëvendësministër i Brendshëm.

Propozimi për Zëvendës kryeministër për euro-integrime është Bujar Osmani. Osmani kohë të gjatë është zëdhënës i partisë ndërsa paraprakisht ishte Ministër i Shëndetësisë.

Nënkryetari i BDI-së dhe njëherësh kryetar i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku është propozimi i BDI-së për Ministër të ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Paraprakisht Duraku ka drejtuar Ministrinë e Bujqësisë dy vite resht.

Ramiz Merko është propozimi i BDI-së për ministër pa portofol. Ndaj ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Merko kohë më parë Prokuroria Publike ngriti padi për shpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare. Në fakt Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Drejtorisë së Policisë Financiare pranoi 5 padi penale ndaj pesë ish kryetarëve të komunave, mes të cilëve është edhe ai i Strugës, të cilët dyshohen për veprën e bërë- “Keqpërdorim i procedurës së thirrjes publike, ndarje e kontratës për furnizim publik ose partneritet publik – privat” që dënohen me Kodin Penal.

Me dikasterin e ekonomisë do të udhëheq Kreshnik Bekteshi. 32 vjeçari, Bekteshi ka ushtruar funksionin e promotorit ekonomik në Bruksel dhe Bern.

Ndërsa me dikasterin e drejtësisë do të udhëheq Bylent Salihu. Salihu fillimisht ka qenë drejtor në Ndërmarrjen Publike Komunale në Vrapçisht, pastaj drejtor në Inspektoratin e Gjuetisë dhe Pylltarisë së Maqedonisë.alsat.mk

Propozimet e BDI-së për ministra

Hazbi Lika- Zv/kryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve;

Bujar Osmani- Zv/kryeministër për Cështje Evropiane;

Sadulla Duraku- Ministër i Ambientit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor;

Ramiz Merko- Ministër pa portofol;

Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë;

Bylent Salihu- Ministër i Drejtësisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY