“Republika e Re, o fermerë do të thotë subvencione për çdo familje, në bazë të prodhimi, pa nipt dhe burrokraci. Çdo familje do të marrë mesatarisht 50 mijë lekë për dynym dhe një shumë për krerët e bagëtive dhe të tjera fusha të zhvillimit rural. Dua ta përsëris këtu, në prani të mikut tonë amerikan. Një premtim që ç’është e vërteta ia kam marrë Presidentit Trump. Trau i doganës shqiptare do të mbyllet njëherë e mirë për prodhimet bujqësore që konkurojnë padrejtësisht djersën e fermerëve shqiptarë”, tha Basha ne mitingun e qytetit te Fierit.
Përpara qytetarëve të Fierit foli edhe kryetari i Këshillit për Politikat Kombëtare në SHBA, Bob McEwen i cili u shpreh se vota për Lulzim Bashën është një votë pro afrimit të Shqipërisë me perëndimin. “Javën e kaluar, 28 vende dhe liderë u mblodhën në Bruksel. Kryeministri i Shqipërisë ishte atje për të përfaqësuar Shqipërinë si vend i NATO-s, por ai ai nuk e mbështeti NATO-n. Ne e dimë se në çfarë drejtimi Lulzim Basha do ta çojë Shqipërinë. Jeni ju që do ta merrni këtë vendim ditën e zgjedhjeve. Ju dhe ne bashkë e njohim këtë vend të madh. E dimë sa të mirë janë qytetarët shqiptarë. Dhe njeriun që ne duam, që liderët e botës ta mendojnë si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, është Lulzim Basha”, tha ish-kongresmeni amerikan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/