Tiranë, sherr e grushte në një lokal, “ha një shishe kokës” edhe...

Tiranë, sherr e grushte në një lokal, “ha një shishe kokës” edhe një polic

72
0
Shares

Foto Ilustruese

Tre persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 2 të Policisë në kryeqytet, pas sherrit në një lokal nate me muzikë. Sipas njoftimit nga blutë, rreth orës 03:24, ka pasur njoftime në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë, në rrugën “Robert Zhvarc”, tek Komuna e Parisit, në një lokal.
Por kur ka shkuar patrulla e policisë, gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje te dehur në brendësi të këtij lokali dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjësi i policisë E. V. është goditur me sende të forta në kokë, i cili u dërgua në spital për mjekim.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 29.05.2017, rreth orës 03:24, ka pasur njoftime në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë, në rrugën “Robert Zhvarc”, te një lokal, me pronar shtetasin A. S.
Në adresën e sipërpërmendur ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje te dehur në brendësi të këtij lokali dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjësi i policisë E. V. është goditur me sende të forta në kokë, i cili u dërgua në spital për mjekim.
Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 të shtetasve E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç dhe A. K. 45 vjeç, kurse personat e tjerë janë larguar me automjetin tip “Mercedes Benz”.
Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Po kryhen veprimet proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY