EMRAT/ Dy herë i rrëzuar, “e treta e vërteta” – Rama çon...

EMRAT/ Dy herë i rrëzuar, “e treta e vërteta” – Rama çon sërish në Strasburg Sokol Berberin

82
0
Shares

Pas dy refuzimesh qeveria shqiptare ka çuar sërish tre kandidatura për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut. Janë mësuar edhe 3 kandidatura të reja, që në fakt janë dy të reja dhe një i vjetër; Sokol Berberi i cili është refuzuar dy herë nga Këshilli i Europës.
Dy kandidaturat e tjera janë Suela Meneri dhe Markeljan Koca.
Komisioni i GJEDNJ në prill të këtij viti i ktheu përgjigje negative Shqipërisë për kandidaturën e Berberit, por emri i tij dërgohet sërish nga qeveria.
“Jo të gjithë emrat janë mjaft mirë të kualifikuar”, thuhej në përgjigjen e refuzimit.
Edhe më herët në shtator 2016 janë rrëzuar tre kandidaturat, për në Gjykatën e Shtasburgut.
Sokol Berberi ka qenë gjyqtar i Kushtetueses deri pak muaj më parë, kur dha dorëheqjen pasi ishte kundër rrëzimit të ligjit të Vetting-ut. Pra kundër PD-së dhe pro PS-së. Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY