ILIR NIKOLLA/ Ç’fshihet pas fushatës së paprecedentë negative që po zhvillon “kryeministri”...

ILIR NIKOLLA/ Ç’fshihet pas fushatës së paprecedentë negative që po zhvillon “kryeministri” Rama

100
0
Shares
ilir nikolla, e vogel

Ilir Nikolla

Dy ditët e fundit të fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama po çudisin të madh e të vogël. Ai shkon në Tiranë, Vorë, Fier, Elbasan e gjetkë dhe s’flet për kandidatët për deputetë që u ka paraqitur zgjedhësve, as për propozimet e tij elektorale, por përqendrohet në dy agresione televizive: atë kundër kandidatëve të shpallur prej Lulzim Bashës dhe në fushatën për të shpallur me të madhe faktin se ai është “e keqja më e vogël për Shqipërinë”.
Agresioni është i paprecedentë dhe përqendrohet te teknologjia e fushatës negative, në përgjithësi karakteristikë e opozitave politike. Mesazhet publike të Edi Ramës përqendrohen kryesisht te “fati i keq që po ndjek Partinë Demokratike”, tek “lideri i opozitës që s’është i zoti të bëjë punën që pretendon” dhe specifikisht te lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, që sipas tij, janë humbës ose të panjohur.
S’ka asnjë fjalë për kandidatët e tij për deputetë dhe absolutisht s’ka asnjë fjalë për projekt-programin e tij për një mandat të dytë qeverisës. Kjo fushatë negative e çon deri në ekstrem mesazhin e vet, kur bashkëshoqërohet si në pasqyrë me mesazhin se këtë herë Edi Rama i do 71 mandate vetëm për listën e tij private, pasi vetëm ashtu ai do të mundet të qeverisë “me dorë të fortë”, pa pasur nevojën e një koalicioni. Ekuivoket s’kanë vend në këtë panoramë dyditore. Edi Rama po zhvillon një fushatë negative pasi ka mbetur pa aleatë, shkon në fushatë pa bilanc dhe s’ka asnjë armë të fortë në listën e kandidatëve të tij për deputetë, meqenëse lista është produkt i klientelës dhe e shkruar në kushtet e arrogancës kur mendohej se zgjedhjet do të zhvilloheshin pa opozitë.
Por është bash prania e opozitës dhe lista e fundit e Lulzim Bashës që e ka degdisur kryetarin e PS të kuturiset në hapësirat e paprecedenta të fushatës negative të kryeministrit në detyrë. Ky irracionalitet bashkëshoqërohet me absurditete të llojit “Sali Berisha është si Xhani De Biazi, e ndjen erën e gjakut, kur beteja nis” apo “Lulzim Basha nuk është trashëgimtari i duhur për kreun e Partisë Demokratike”. Irracionaliteti zbulon ëndrrat e Edi Ramës për të rizhvilluar edhe një herë betejën elektorale të 2013-s, si dhe aspiratën e çdo autokrati, që në mungesë të asgjësimit të opozitës politike, kënaqen me kontrollimin e lidershipit të saj. Këto ëndrra janë në fakt inerci e projektit që Edi Rama kishte, kur kuturisi të degdiste vendin në zgjedhje pa opozitë, ku të gjithë procesin e kontrollin narko-klanet.
Pas marrëveshjes së 17 majit, në zgjedhje do kemi opozitë dhe është në nderin e kryeministrit të mos merret me listën e opozitës, as me humorin politik që mbizotëron aty, por të tregojë se ka alternativë për një mandat të dytë qeverisës dhe se ai do ta qeverisë atë me urtësi, edhe nëse do t’i marrë vetëm 71 mandatet. Nëse vijon me fushatën negative, i madh e i vogël do t’ia lexojë kryeministrit hallin që ka. Më mirë do të ishte që hienat e politikës, kataklizmonë që i ka ndodhur “Rilindjes” ta lexojnë pas 25 qershorit, pasi fushata negative po e lexon realitetin shumë më herët dhe plaçkitja elektorale e “rilindasave”, do të rezultojë një cunam i vërtetë. Çka realisht, hartës elektorale nuk është se i intereson shumë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY