Pas miratimit të Vetting-ut në Kuvend, në një seancë të jashtëzakonshme, ka nisur puna për implementimin e tij.
Ditën e sotme po zhvillohet dhe një dëgjesë, e cila do të vijojë edhe nesër, me kandidatët për Këshillin i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për organet e Vetting-ut.
Ndërkohë, mësohet se ditën e enjte komisioni Ad Hoc duhet të ketë gati listën me kandidatët.
Anëtari i këtij komision, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pohoi se nga delegacioni i BE në Tiranë ka ardhur një shkresë, ndërsa theksoi se kandidatët të njoftohen pse ONM nuk i ka kualifikuar.
“Në vend të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit na ka ardhur një shkresë pa përgjigje nga delegacioni i BE në Tiranë. Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar që procesi të jetë inç drejtë.”, tha Bylykbashi.
Sakaq, kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja propozoi thjesht vazhdimin me dëgjesa.
“Fillimisht do dëgjohen lista B që nuk i plotëson kriteret dhe ata që kanë marrë rekomandim negativ nga ONM”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/