VIDEO/ “Fitore publiçitare”, Tërmet Peçi tregon pse e bëri këtë gafë

VIDEO/ “Fitore publiçitare”, Tërmet Peçi tregon pse e bëri këtë gafë

66
0
Shares

IframeNë një shkrim të gazetares Entela Resuli, të botuar te gazeta Dita, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi tregon edhe një fjalë që ia ka “nxirë” jetën prej dy vitesh.
Një muaj përpara zgjedhjeve të 2015, në atë kohë kandidat për të fituar një mandat të dytë në bashkinë Tepelenë, Peçi del përpara zgjedhësve, duke i shprehur për një fitore të sigurt, duke e cilësuar atë jo plebishitare, siç jemi mësuar rëndomë ta dëgjojmë në kohë fushate zgjedhore nga kandidatët. Por për Peçin, fitorja do të ishe “publiçitare”!
Kjo fjalë e tij, sot e kësaj dite bënë xhiron e rrjetit. Peçi na thotë se, as nuk e ka kuptuar në atë çast se çfarë gafe ka bërë.
Por si e shpjegon ai këtë gafë…
“Pasi mbarova fjalimin, dola dhe më thoshin njerëzit që kisha me vete: si e the atë, si e bërë atë gafë?! -Ore çfarë thashë, i pyesja. As nuk e dija si isha shprehur dhe se çfarë kuptimi kishte ajo që kisha thënë. E dini?! Është shumë e vështirë të dalësh përpara njerëzve dhe të flasësh. Është emocion. Pastaj unë jam ky që jam. Nuk e mbaj veten për profesor e doktor. Unë di të bëj mirë këtë punë dhe për këto të më gjykojnë, jo për gafat që bëj. Ky tipi jam. Flas shumë pak e për pasojë edhe gaboj”, -shprehet Peçi, i cili nuk nguron të pranojë “gafat” që bën, të cilat i konsideron të padëmshme në punën e tij.
Madje i kthen ato në humor; pranon gabimet dhe tallet me veten. Duket se kjo e bën edhe më interesant në sytë e të tjerëve.
“Nëse nuk do isha tani me ju, do isha duke luajtur kalçeto. Nuk jam tipi i rëndë që të bëj si intelektual kot. Madje mendoj se e keqja jonë vjen nga pseudo-intelektualët”, thotë Peçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY