Sipas marrëveshjes Rama – Basha të 18 majit, PD po vazhdon me përzgjedhjen e emrave të institucioneve shtetërore, që do të drejtojë.
Pas përzgjedhjes së kreut të KQZ dhe drejtorit të ri të Përgjithshëm të Burgjeve, radha i ka ardhur kreut të ALUZINI-t.
Mësohet se për këtë pos, PD ka përzgjedhur Ibrahim Morinën.
Pritet që pas një vendimi qarkullues, Morina të fillojë nesër nga detyra.
Ibrahim Morina ka qenë kreu u Policisë Ndërtimore, gjatë qeverisjes së PD.
Më vonë ai u bë drejtor në ministrinë e Transporteve.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/