Në një përrua në Pukë, janë gjetur eshtra të një personi.
Pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, në fshatin Sapaq, në vendin e quajtur “Përroi i Stanit të Lleshit” në përrua, u gjetën eshtra të dekompozuar të një njeriu, kafka, brezi i legenit, gjymtyrët e poshtme, një këmishë, një triko leshi, një palë çorape, një çakmak dhe disa kartëmonedha me prerje 500 lekëshe, bëjnë me dije burime nga policia.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se eshtrat i përkasin shtetasit N. K., 88 vjeç, banues në fshatin Kryezi, i shpallur në kërkim, më 16 gusht të vitit 2014.
Dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur në përrua dhe është mbytur, ndërkohë që vijojnë veprimet e mëtejshme. Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Pukës për ndjekje të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/