DËSHMITARI/ Helmimi në mitingun e PD, ja nga dhe kur u hodh...

DËSHMITARI/ Helmimi në mitingun e PD, ja nga dhe kur u hodh pluhuri

86
0
Shares

“Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeministrisë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shteti”.
Kështu pohon një prej pacientëve të paraqitur në pavijonin e Okulistikës në QSUT.
Në intervistën dhënë për “Panorama”, 35-vjeçari nga Tirana, me inicialet B. K., pohon se pluhuri ka nisur të hidhet gjatë kohës që në podium ishte ngjitur për të mbajtur fjalën kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Por duke menduar se tymnaja e krijuar ishte për efekt fushate, nuk i ka dhënë rëndësi.

Keni qenë pjesë e mitingut të Partisë Demokratike dje. Sa larg podiumit ishit?
Kam qenë dy metra larg podiumit.

Kur nisën shqetësimet e para?
Pak orë pas mitingut, rreth orës 10 të darkës. Kam pasur dhimbje të mëdha tek sytë, irritim të qepallave dhe dhimbje koke.

Në urgjencë, kur u paraqitët?
Nuk e kuptova menjëherë. Mendova se ishte diçka kalimtare dhe nuk i dhashë tepër rëndësi. Por gjatë ditës së sotme, kur pashë ata që po ndodhte, kuptova se nuk ishte rastësore. Erdha që të vizitohem. Na dhanë mjekimin dhe u ktheva në shtëpi. Prej merakut jam rikthyer sërish.

Çfarë thanë mjekët kur ju vizituan? Nga se mund të jetë shkaktuar?
Nuk e kanë përcaktuar nga se është shkaktuar. Dëmtimi që kam pësuar është i dukshëm, por janë të paqarta shkaqet.

Ju keni dyshime?
Mbaj mend diçka, por nuk i kam dhënë rëndësi. Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeministrisë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mendova se ishte për efekt fushate, pra diçka festive, ndaj nuk i dhashë rëndësi. Më pas e bëra lidhjen.

Kur ndodhi kjo?
Në momentin që mori fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Personat e tjera me të cilët ishit të shoqëruar, a kanë pasur shqetësime të ngjashme?
Në dijeninë time janë dy-tre persona që janë hasur me simptoma të ngjashme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY