Analiza e Bushatit: Basha shfrytëzoi paktin me Ramën për të spastruar kundërshtarët...

Analiza e Bushatit: Basha shfrytëzoi paktin me Ramën për të spastruar kundërshtarët e tij

98
0
Shares

Gazetari Andi Bushati, në një shkrim të tijin botuar te lapsi.al, shkruan se Basha shfrytëzoi paktin me Ramën për të spastruar nga brenda partinë demokratike.

Sipas tij, PD-ja sot po shkon drejt vetëshkatërrimit me aksionet e Bashës. Bushati mendon se Basha fillimisht tradhtoi ata që i qëndruan pranë në çadër, dhe më pas shfrytëzoi paktin me Ramën që të godasë kritikët ndaj tij në PD.

“Natyrisht që mënyra se si Basha u soll me kastën e vjetër të partisë, pa u konslultuar me askënd, pa mbledhur forumet, duke i ndëshkuar personalisht dhe në mënyrë arbitrare, është një turp.

Por, shumëkush me të drejtë mund të thotë: Po a nuk i kanë kërkuar shumë njerëz për vite me radhë që, pavarësisht nga forma, të bëjë pikërisht këtë gjë? A nuk i kanë kërkuar rinovimin e partisë? A nuk e kanë akuzuar se nuk është i aftë të ndahet nga e shkuara? A nuk e kanë yshtur të bëjë divorc me gjithçka që simbolizonte berishizmin?

Po, kjo është e vërtetë, por deri më tani kreu i PD-së nuk ka ndjekur këtë rrugë. Emrat që ai ka nxjerrë në pension, dhe që po reagojnë sot, ai i ka spastruar më tepër si kundërshtarë personalë sesa në bazë të një filozofie.

Nëse se do të donte të ndahej vërtet nga berishizmi, ai duhet t’a kishte denoncuar publikisht si frymë dhe jo me eliminime pas shpine. Dhe mbi të gjitha ai nuk mund ta bënte këtë duke lavdëruar mbretin dhe duke i dënuar oborrtarët. Pra ai nuk mund ta mbante Berishën në listë duke e ndarë nga bashkëpunëtorët”, shkruan Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY