Euro ka shënuar rekord të ri të ulët të këmbimit me lekun, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehej sot me 134.14 lekë. Euro në tregun vendas ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar, por sot arriti nivelin më të ulët që nga viti 2009.
Shqetësimet në lidhje me situatën që ka përfshirë Greqinë, Italinë dhe Bankën Qendrore Europiane ka zhvlerësuar monedhën e përbashkët në tregjet ndërkombëtare, gjë që është reflektuar edhe në tregun vendas.
Ministrat e Financave të Eurozonës nuk arritën të bien dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për lehtësimin e borxheve greke apo për disbursimin e kredive të reja ndaj Athinës, ndërkohë që pritet takimi i dytë i palëve në qershor. Ndërsa Banka Qendrore Europiane vendosi që të marrë në konsideratë blerjen e obligacioneve greke vetëm pasi borxhi i Greqisë të jetë cilësuar si i qëndrueshëm
Frika gjeopolitke europiane pati ndikim tek aksionet aziatike, duke forcuar jenin dhe rritur çmimin e arit, megjithëse aktiviteti tregtar ishte i ngushtë dhe disa prej tregjeve qenë të mbyllura për shkak të pushimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/