Reagimi i Majlinda Bregu, në krah të Lulzim Bashës

Reagimi i Majlinda Bregu, në krah të Lulzim Bashës

144
0
Shares

Edhe pse ka kundërshtuar disa herë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, deputetja Majlinda Bregu kësaj radhe nuk është dakord me mendimin e kolegëve të saj Jozefina Topalli dhe Arben Imami për shkarkimin e Bashës.
Në një intervistë për “Vizion Plus”, ajo thotë se tani është e rëndësishme që PD të jetë e fortë dhe të dalë fituese në zgjedhjet e 25 qershorit.
“ Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë,  të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike.
Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.”- u shpreh Bregu.
Një ditë më parë Jozefina Topalli e Arben Imami u bënë thirrje strukturave te Partisë Demokratike t’i bashkohen iniciativës per shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY