“FIKS FARE”/Ryshfet 500 mijë lekë për të ndërtuar shtëpinë në Fier

“FIKS FARE”/Ryshfet 500 mijë lekë për të ndërtuar shtëpinë në Fier

145
0
Shares

“Fiks Fare” solli këtë të martë skandalin e radhës, atë të një tjetër rasti mitmarrjeje në zyrat e shtetit. Një punonjëse në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit ishte sekseria. Ajo i mori një qytetari 500 mijë lekë ryshfet, për t’i dhënë leje të ndërtonte shtëpinë e tij. Lekët ia dha drejtoreshës së Urbanistikës. Në fund, qytetari mori lejen zhvillimore pas një sorollatjeje njëvjeçare.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u paraqit një qytetar. Ai tregoi se dëshironte të ndërtonte një shtëpi në periferi të Fierit. Por, për të realizuar këtë gjë, kërkonte leje ndërtimi nga bashkia. Një kusht që të merrte lejen e ndërtimit ishte që të gjente një firmë ndërtimi. Ai kontaktoi me firmën e Skënder Bregut. Gruaja e ndërtuesit, Adelina Bregu punon në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit.

Qytetari takon Skënder Bregun, i cili i thotë se me 500 mijë lekë mbyllet kjo punë. “Shko jepja gruas sime, futi në zarf, qëndro para derës së saj derisa ajo t’ia japë drejtoreshës, sepse këto lekët duket se janë për të madhin fare”, i thotë ndërtuesi. Në fund e këshillon se “kur të dalë ajo (gruaja e tij), atëherë do ta kuptosh që ia ka dhënë drejtoreshës”.

Qytetari zbaton porosinë e ndërtuesit; shkon në Bashkinë e Fierit të takojë bashkëshorten, punonjëse e zyrës së Urbanistikës. Më 18 prill të këtij viti, qytetari futi lekët në zarf, i numëroi para kamerës dhe u fut në bashki, pikërisht në zyrën e Adelina Bregut.

“Erdha të të takoj, siç më tha Skënderi”, i thotë, ndërsa punonjësja ia pret shkurt: i solle ato?

Më pas vijon biseda për lekët, ky qytetari i thotë se në zarf ka 500 mijë lekë, madje e pyet nëse mbaron me këtë shumë, apo duhen të tjera. “Me kaq mbaron. Të shkoj t’ia çoj direkt drejtoreshës se mos mendon që i mbaj unë”, i thotë Adelina qytetarit, i cili ia lë zarfin në dorë. E gjithë biseda bëhet në zyrën e shtetit, në Bashkinë e Fierit.

Qytetari del në korridor dhe, pas tij edhe Adelina, për të shkuar në zyrën e drejtoreshës. Ai e pyet nëse do të dalë leja shpejt dhe ajo i thotë “prit pra, t’ia çoj”. Më pas Adelina del nga zyra e drejtoreshës, sepse ajo kishte njerëz në zyrë dhe shkon te zyra e saj. Drejtoresha e Urbanistikës i shkon nga mbrapa Adelinës. Futen të dyja në zyrë. Pas disa çastesh, drejtoresha del me një dosje në dorë, ku kamerat e “Fiksit” kapën edhe zarfin. Në fund, qytetari e pyet Adelinën nëse mbaroi punë dhe ajo i përgjigjet: Po, po. Ik tani, jemi në rregull.

Pas dhënies së lekëve, qytetari shkon në bashki, ku punonjësit i bëjnë projektin. Sistemi nuk punon disa herë, por më në fund punonjësit shkojnë në truallin ku do të bëhej shtëpia dhe i vendosin piketimin. Ata i thonë që mos të mërzitet, pasi me të marrë lejen e zhvillimit do të fillojë nga puna.

Megjithatë, pas piketimit, qytetari shkon përsëri në bashki, ku kërkon lejen e printuar. Ai flet sërish me Adelinën. “Po tani nuk e bëj dot unë po të them ore. Ajo për konfirmim është, por nuk e konfirmoj unë, ti më pyet mua për të madhin. Gjërat janë te kryetari, tani unë nuk komunikoj dot me kryetarin çfarë bëre… Nuk e di sa mund të zgjasë”, i thotë ajo.

Në fund, pas sorollatjeve njëvjeçare, orvatjeve në zyrat e Bashkisë së Fierit dhe pasi pagoi 500 mijë lekë ryshfet, qytetari mori lejen zhvillimore. / Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY